Di Françesko kujton Barcelonën: Duhet të besojmë!

Një mbrëmje e shëmtuar, por mund të shkonte shumë më keq, po të mos ishte për ata dy gola të shënuar në 10 minutat e fundit të ndeshjes. Roma kthehet në Itali e shpartalluar 5-2, e pafuqishme përballë Faraonit Salah, që e kishte vetë dhe e fali verën e shkuar. Pas ndeshjes trajneri i Romës Euzebio Di Françesko mendon për kthimin në Olimpico: “Nuk mund të luajmë gjithnjë si bëmë ndaj Barcelonës. E nisëm mirë ndeshjes, por humbëm shumë duele në mbrojtje dhe u vendosëm në vështirësi nga ritmi i lartë i Liverpulit, por ekuilibri ishte, duke parë sa mirë e nisëm. Sistemet e lojës vdesin kur humbet topa dhe duele, pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Futa lojtarë më të freskët, që dhanë forcën për të reaguar. Në kthim duhet të besojmë, ia kemi dalë një herë mbanë”.

A mund të besohet te mrekullia e dytë në pak javë? “Po, përndryshe nuk duhet t’i luash fare këto ndeshje. Gjithçka mund të ndodhë, edhe pse nuk është e lehtë, sepse do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo kundër Barcelonës. Dëshira është e madhe, kemi bëra diçka të rëndësishme deri tani dhe në Liverpul gabuam një orë ndeshje. Mbrojtja? Nuk duhet pritur që mesfushori të humbasë topin. Mbrojtësit duhej të mbronin. Manolas nuk duhej të driblohej ashtu, por të rrotullohej. Është normale që të humbasësh ndonjë duel, nëse të tjerët janë më të zotë, por në Liverpul e humbëm paksa forcën tonë fizike”.

Përmbysja në mendje: “Dëshira dhe vendosmëria ekzistojnë, duhet të besojmë dhe unë besoj totalisht. Nuk duhet të demoralizohemi, ka ndeshje kur merr shuplaka të tilla, por uroj të shoh një skuadër të bashkuar dhe të vendosur në kthim, ashtu si ndaj Barcelonës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *