Di Françesko: Besojmë te finalja, por fillimisht të mendojmë për derbin

Trajneri i Romës, optimist: Nuk jetojmë me shprehjen “të vijë çfarë të vijë”. E kisha menduar me 3 sulmues dhe ia dolëm. Shik thuajse perfekt. Përqafova djemtë, por u kujtova edhe derbin…

E pabesueshme, e mrekullueshme, mbresëlënëse. Arritja e Romës, në të shkuarën në Champions e kishte bërë vetëm Deportivo La Korunja (ndaj Milanit) në sezonin 2003-2004 dhe vitin e shkuar pikërisht Barcelona, ndaj PSG-së. Euzebio di Françesko, trajneri i Romës, diti që të ndërtonte ndeshjen perfekte. “Ne besonim vërtet, në dhomat e zhveshjes përqafova të gjithë djemtë, por më pas u thashë se të dielën kanë derbin. Forca jonë është të shohim përpara, të synojmë diçka më shumë se sa kaq. Pse të mos besojmë që të mbërrijmë në Kiev? Nuk duhet të themi të shkojë si të shkojë, sepse do të ishte një vetëkënaqje. Ne duam të shkojmë, ky është objektivi që kemi. Më shumë se sa aspekti taktik, ajo që pati rëndësi ishte mentaliteti, agresiviteti ynë, fakti që vendosëm përpara 3 sulmues dhe na dha mundësi që të krijonim me lehtësi kundërsulme. Ky është pa diskutim çmimi më i madh i punës që kemi bërë në Europë”.

Shik – “Një sulmues i madh, sistemin e ri e krijova enkas që ta bëj atë të ndihet mirë, ishte i rrezikshëm me disa raste dhe në nivel taktik thuajse perfekt. Tani është e drejtë që të festojmë. Unë? Do të festoj me fëmijët dhe familjen, më pas do të mund të festoj, pse jo, diçka edhe më shumë se sa kaq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *