Di Françesko: Asnjë veprim racist ndaj Dugllas Kostës

Në ndeshjen mes Sasuolos dhe Juventusit mori shumë vëmendje sherri mes Dugllas Kostës dhe Di Françeskos. Braziliani u konfrontua me lojtarin e Sasuolos, por jo vetëm kaq, pasi e pështyu në fytyrë, duke bërë një gjest shumë të shëmtuar.

Klubi i Sasuolos ka publikuar regjimin e lojtarit të tyre për të sqaruar situatën. Vetë sulmuesi ka theksuar se nuk ka bërë asnjë veprim racist ndaj lojtarit të Juventusit. 24-vjeçari kërkon respekt dhe përmend se janë thjeshtë iluzione të të tjerëve aludimet se ai e ka fyer Kostën gjatë ndeshjes.

“Jam shumë i shqetësuar për iluzionet dhe shpikjet që janë shfaqur në media. Kjo është ofenduese dhe nënçmuese për mua. Nuk ia lejoj vetes që të bëj një sjellje raciste apo të përdor fraza që nuk u përkasin vlerave të etikës time, por që janë rezultat i imagjinatës së të tjerëve, ndaj kërkoj respekt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *