Di Biaxhio: Italia e së ardhmes, me Insinjen, Verratin dhe Kiezën

0

Trajneri i Italisë të paktën për dy miqësoret kundër Argjentinës e Anglisë në fund të këtij muaji, Xhixhi Di Biaxhio, ka shpjeguar në Sky Sport idetë e tij mbi Italinë e së ardhmes: “Nuk janë miqësore, kjo fjalë nuk ka kuptim. Dua fitore në këto dy ndeshje. Moduli? Nëse ka sulmues qendrorë të mirë, duhet t’i hedh në fushë, nëse kam anësorë ofensivë të mirë duhet të përdor modulin e duhur për ta. Më pëlqen 4-3-3 me anësorë ofensivë, por nuk do të thotë që do luajmë ashtu”.

Në lidhje me emrat e veçantë: “Kieza? Me shumë gjasa do ta grumbulloj. Bllok italian te Milani? Po, dhe përgëzoj Gatuzon, jam i kënaqur, sepse ka treguar se Bonuçi mund të luajë në një mbrojtje me 4 lojtarë. Edhe Romanjoli është rritur shumë, por mund të luajë 10 herë më mirë se tani”.

Insinje e Verrati së bashku? “Janë dy lojtarë të shkëlqyer dhe për mua janë shembulli klasik i dy lojtarëve që duhet të vendosen në kushtet e duhura, për të dhënë maksimumin. Verrari mund të bëjë disa role, varet nga mesfushorët e tjerë. Ne sot nuk jemi në nivelin e Gjermanisë, Spanjës, Brazilit: për mua kemi cilësi tek të rinjtë, por duhet t’u gjejmë vendet e duhura, ku ndihen më mirë, sepse Insinje, Verrati, Bernardeski e Zhorzhinjo janë djem që dinë të luajnë mirë futboll”.

Sulmi: “Kemi sulmues të mirë dhe jam i kënaqur me ata që Italia ka prodhuar. Berardi? Me gjithë respektin për Sasuolon, duhej të ishte larguar para 2-3 vitesh që të rritej, ndërsa tani është ndalur dhe po paguan pasojat. Është talent i jashtëzakonshëm, dua ta rikuperoj, por ai duhet të më ndihmojë.

Baloteli: “Mjaft më me diskutimin për sjelljen e tij. Mario ose merret në kombëtare, ose jo. Në 10-15 ndeshjet e fundit e kemi parë nga afër ose në televizion. Nuk mjaftojnë golat, shihen edhe paraqitjet në fushë, duhet parë gjithçka në 360 gradë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.