Dhurata speciale e Bernardeskit, Ronaldo ndan me fansat veprën e artit

Jemi në periudhë festash dhe shumë prej nesh po mendojnë se çfarë dhuratash t’u bëjën të afërmeve dhe miqve. Këtu nuk bëjnë përjashtim as futbollistët. Kristiano Ronaldo është një ndër ata që miqtë i ka pa limit dhe dhuratat për të janë të shumta, por vetëm një ia ka dalë ta impresionojë pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Bëhet fjalë për sulmuesin Federiko Bernardeski, i cili porositi një portret të kolegut të tij. Vepra u krye nga një prej piktorëve më të famshëm në Itali, toskani Murran Billi, i cili nuk zhgënjeu me punën me penel.

https://www.instagram.com/p/Brw-0RZA6-W/?utm_source=ig_web_copy_linkhttps://www.instagram.com/p/BrxEF8flW9J/?utm_source=ig_web_copy_link

Dhurata i bëri aq shumë përshtypje Ronaldos, sa që ai vendosi ta ndajë me 150 milionë fansat e tij në rrjetin socal “Instagram”.

https://www.instagram.com/p/BrxEF8flW9J/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *