Dhurata për fundvit te Barcelona, presidenti u jep telefonat më të shtrenjtë në qarkullim lojtarëve

Festat e fundvitit nuk kalojnë pa dhurata te Barcelona. Presidenti Bartomeu e gjen gjithmonë një zgjidhje për të vlerësuar dhe kujtuar futbollistët e tij edhe në ditë festash.

Të lodhur nga makinat që janë ofruar herë pas here në fundvit, këtë herë është dhënë iPhono 11 Pro Max i personalizuar, që është një nga më të shtrënjtët në qarkullim. Me stemën e klubit, emrin e lojtarit dhe numrin që mban, vlera e tyre shkon afërsisht 1.700 euro. Por jo vetëm kaq, pasi edhe stafit teknik i është ofruar një iPad Pro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *