Dhunoi të dashurën, policia ndalon talentin e Atletikos

0

Lukas Hernández është në telashe të mëdha: talenti i Atletikosë së Madridit ka marrë paraditen e sotme një vizitë nga policia në Madrid dhe nuk lejohet të largohet nga shtëpia, në pritje të vendimit për akuzën e dhunës ndaj të dashurës.

Edhe pse nuk konsiderohet i arrestuar, praktikisht 20-vjeçari është i tillë tashmë dhe pritet vetëm raporti mjekësor, për të parë shkallën e dëmtimeve që ka pësuar e dashura e tij, e shtruar në spital.

“El Mundo” zbulon se futbollisti ishte i pirë dhe tashmë rrezikon shumë, edhe pse shpresohet te gjykimi i shkurtuar dhe lëshim në liri me kusht, duke paguar ndonjë gjobë.

Lukas ka lindur në Marsejë, është prej vitit 2007 pjesë e Atletikos dhe tashmë ka filluar të luajë rregullisht edhe në ekipin e parë, drejtuar nga Diego Simeone.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here