Dhunoi një grua, arrestohet ish-ylli i Junajtid

0

Ish-mesfushori i Junajtid, Niki Bat është arrestuar nga autoritetet angleze për dhunimin e një gruaje. Gruaja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, e ka denoncuar dhe më pas ka ardhur arrestimi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të natës me gruan, që ka pasur të çara në dorë.

Niki Bat aktualisht është trajner tek moshat e Mançester Junajtid. Ai është aktivizuar me “djajtë” në periudhën 1992-2004. Regjistron 387 ndeshje me Junajtid. Gjatë karrierës së tij në Old Trafford ai ka fituar plot gjashtë tituj kampionë të Anglisë dhe një Champions League.

Rajan Gigs (m) dhe Niki Bat (d)

Ky është i dyti rast në pak ditë në Mançester, ku ish yjet e kësaj skuadre kanë probleme me policinë. Pol Skolls akuzohet për thyerje të rregullave me bastet sportive dhe së shpejti do t’i drejtohet gjykatës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.