Dhuna në stadiumet angleze, FA kërcënon me deklaratë zyrtare

0

Futbolli anglez u kthye shumë vite prapa fundjavën e shkuar, pasi në tri takime të ndryshme, pati tifozë që u futën në fushën e lojës dhe goditën lojtarët. Fillimisht, ishte një tifoz i Birmingemit që goditi lojtari i Aston Vilës, Xhek Grilish. Edhe në sfidën mes Arsenalit dhe Mançester Junajtid, një tifoz londinez u konfrontua me mbrojtëin Smolling.

Federata Angleze e Futbollit i ka dënuar rëndë këto veprime, me tifozin e Birmingemit që e ka dënuar me 14 javë burg, ndërsa me tifozin e Arsenalit pezullim të përjetshëm nga të gjitha stadiumet angleze. Për këto dënime dhe për të ardhmen e futbollit anglez, FA doli me një deklaratë zyrtare, ku shkruhej:

“FA, Premier League dhe EFL dënon rëndë të gjitha veprimet absurde të tifozëve që u futën në fushën e lojës fundjavën e shkuar. Federata Angleze ka punuar shumë, në një periudhë shumë vjeçare, vetëm që standartet të rriten dhe të gjithë të shijojnë një ndeshje futbolli. Parimi ynë kryesor është siguria e futbollistëve dhe tifozëve të denjë, prandaj çdo shkelje e parimeve tona do të dënohet ashpër! Pasion, jo helmim!”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.