Dhuna në stadiume, me këtë ligj nuk do pipëtijë as miza!

0

Dhuna në futbollin shqiptar është një fenomen që po tentohet të luftohet dhe sikurse ishte paralajmëruar më parë, në Kodin Penal do të parashikohej dënimi i ashpër për ata persona që do të ushtrojnë dhunë ose që do të hedhin sende të forta në stadiume.

Dënimet e parashikuara janë shembullore. Në nenin 274 të Kodit penal janë parashikuar dënimet për prishjen e rendit dhe të qetësisë publike. Tashmë do të ketë dënim posaçërisht për aktivitet sportive.

Konkretisht, për hedhjen e sendeve të forta dhe flakadanëve parashikohet një dënim deri në 3 vite burg. Në ndeshje ndërkombëtare, nëse futen në fushë persona të paautorizuar, atëherë dënimi për ta shkon deri në 5 vite burg.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.