Dhuna në Liverpul, vjen dënimi për tifozët e Romës

Roma është gjobitur dhe nuk do të lejohet të shesë bileta për tifozët e saj për ndeshjen e ardhshme jashtë fushe në kompeticionet evropiane, pas trazirave dhe dhunës në sfidën gjysmëfinale kundër Liverpulit në Anfield, ku ndopati edhe përleshje, me një tifoz 53-vjeçar të Liverpulit që ka mbetur në koma.

Roma është gjobitur me 50,000 euro nga UEFA, që ka vendosur të ndalojë transferuat për tifozët e Romës për dy ndeshje, por njëra prej tyre është pezull dhe do të hyjë në fuqi në rast se do të përsëriten ngjarje të tilla në dy vitet e ardhshme.

Ndërkaq, edhe Liverpuli ka qenë nën hetim dhe pritet të dënohet, por vendimi do të jepet në ditët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *