Dhuna ndaj arbitrave, Niki nuk duron më: Përjashtime dhe rritje gjobash

0

Dhuna ndaj arbitrave po shndërrohet në një problem të madh të futbollit italian. Sidomos në ekipet e moshave. Marçelo Niki, presidenti i AIA (Shoqata Italiane e Arbitrave), është lodhur me këtë situata dhe bën thirrje për masa drastike. Gjobat duhen shtuar, por kjo nuk mjafton. Agresorët duhen përjashtuar, lojtarë dhe ekipe.

Po ndodhin gjëra të rënda në futboll, që duhen përballuar menjëherë në mënyrë drastike. Është e paimagjinueshme që çdo vit 450 djem sulmohen në fushat e futbollit. Në ditët e fundit është folur shumë, por AIA lufton prej vitesh për të çrrënjosur këtë kancer, që ekziston në futboll. Deri tani kemi qenë të vetëm, jemi në pikën zero dhe duhet të rinisemi, sepse nuk mund të ecim përpara në këtë mënyrë.”

“Zgjidhja? Duhen ndryshuar rregullat. Jam shumë skeptik, por shpresoj që nga nesër të fillojnë të rëndohen gjobat dhe të përjashtohen skuadrat dhe lojtarët protagonistë të këtyre krimeve. Duhet të japim sinjale të forta, siç bëmë dje me Lacion. Nuk dërguam arbitra për të mbajtur ndeshjen për të reflektuar sadopak”, përfundon Marçelo Niki.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.