Dhjetë transferimet më të këqija, Abazaj mes tyre

Në Belgjikë kanë nisur bëjnë bilancin pas dhjetë javësh kampionat dhe “voetbalnieuws.be” ka publikuar 10 transferimet më të këqija të bëra këtë verë. Mes tyre është përfshirë edhe sulmuesi anësor i kombëtares,  Kristal Abazaj.

I transferuar nga Skënderbeu tek Anderlehti për shumën e 750 mijë eurove, sulmuesi ende nuk ka mundur të debutojë. Një dëmtim gjatë fazës përgatitore e ka penalizuar, ndërkohë që më pas nuk mundur të gjejë hapësira.

“Anderlehti kërkoi talente të rinj dhe të lirë, si investim për të ardhmen, por Axhiç e Abazaj nuk kanë gjetur vend as tek te rinjtë e klubit”, shkruhet për dyshen e afruar nga belgët.

LISTA ME TRANSFERIMET MË TË KËQIJA
Zinho Gano (KRC Genk)
Sofian Amrabat (Club Brugge)
Bubacar Sanneh (Anderlecht)
Luka Axhic dhe Kristal Abazaj (Anderlecht)
Orlando Sa (Standard)
Mohamed Buja Turay (STVV)
Ezekiel Imoh (KV Kortrijk)
Mamadou Sylla (Zulte Waregem)
Taivo Aioniyi (AA Gent)
David Pollet (Eupen)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *