Dhimbjet në vesh shtyn prezantimin e Manajt te Barcelona, mjekët e këshilluan të mos udhëtonte

Rei Manaj pritej që këtë të mërkurë të nënshkruante dhe zyrtarizohej te Barcelona, për të kaluar më pas te ekipi B. Por një pengesë ka pasur për sulmuesin shqiptar në këtë aventurë të re. Bëhet fjalë për një infeksion në vesh, që i ka shkaktuar edhe shumë dhimbje këtij lojtari.

Por kjo do të jetë vetëm një çështje ditësh. Manaj e ka mbyllur marrëveshjen me drejtuesit e klubit dhe do të udhëtojë kur të shërohet plotësisht. Ai po planifikon që ta bëj këtë gjë nga aeroporti më i afërt, por mjekët e kanë këshilluar që të mos bënte udhëtime menjëherë. Nëse shërimi do të jetë i shpejtë, atëherë Manaj prezantohet te Barcelona të enjten. /Sport Ekspres/