Dhimbje koke për Spaletin, kroati dëmtohet kundër Anglisë

0

Ndodh shpesh që lojtarët të pësojnë dëmtime me kombëtaret e tyre dhe klubet vuajnë shumë nga kjo gjë. Kësaj radhe i ka takuar Interit të mërzitet për humbjen e një lojtari. Simo Vërsaljko është dëmtuar në ndeshjen kundër Anglisë.

Mbrojtësi i majtë është larguar nga fusha në minutën e 27, duke i lënë vendin Antonio Miliç. 26-vjeçari është përplasur me Markus Rashford dhe atij i është dashur të largohet.

Nuk bëhet akoma e ditur shkalla e dëmtimit të mbrojtësit të djathtë, por një gjë e tillë e ka bërë me dhimbje koke trajnerin Spaleti. Mungesa e tij është e rëndësishme, pasi ndeshjet e radhës janë kundër Frozinones, Totenhemit, Romës dhe Juventusit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.