Dhimbje koke për Pelegrinin, operohet Xhek Uilsher

Xhek Uilsher u transferua këtë verë tek ekipi i Uest Hemit, me të cilët nënshkroi për tre vitet e ardhshme. Mesfushori 26-vjeçar ka pësuar një dëmtim dhe do të rikthehet në muajin nëntor.

Ish-lojtari i Arsenalit është operuar në kavilje dhe siç citon “Sky Sports”, do të mungojë për një periudhë prej 6 javësh. Lojtari pësoi një dëmtim në ndeshjen e humbur në shtëpi përballë Uolvesit dhe tashmë do i duhet të rikuperohet për t’u rikthyer sa më shpejt.

Uest Hem mori fitoren e parë në Premier Ligë të dielën, ku triumfoi përballë Evertonit në transfertë me rezultatin 1-3. Një tre pikësh i artë për djemtë e Pelegrinit, të cilët nuk kishin marrë asnjë pikë në katër ndeshjet e para të kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *