Dhimbje koke për Hasin, Al Raedi menjëherë në krizë rezultatesh

Transferimi në Arabinë Saudite ishte sa i papritur aq edhe i vështirë për t’u kuptuar. Besnik Hasi pranoi sfidën të punonte në një kampionat të panjohur, duke drejtuar një skuadër me profil të ulët dhe që sezonin e fundit ka rrezikuar rënien nga kategoria.

Situata nuk është përmirësuar as në këtë sezon, me Al Raedin e ish-kapitenit kuqezi, që pësoi humbjen e dytë sezonale. Ekipi i drejtuar nga Besnik Hasi u mposht 4-1 në fushën e Al Uehdas, në një sfidë pa shumë histori.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave të Fernandaos, ndërsa El Ganasi shkurtoi shifrat për Al Raedin, por pa arritur të rikthejë në lojë ekipin e tij. Miqtë provuan të evitonin humbjen, por Al Uehda realizoi edhe dy herë të tjera në minutat e fundit të ndeshjes.

Ferhan Hasani ishte titullar në këtë ndeshje dhe luajti deri në fund, por pa arritur ta ndihmonte skuadrën. Kjo ishte humbja e dytë për të besuarit e Besnik Hasit, që në tre javët e para të kampionatit në Arabinë Saudite kanë grumbullar vetëm një pikë dhe mbeten në zonën e ftohtë të renditjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *