Dhimbje koke për durrsakët, tre mungesa ndaj kuksianëve

Veç Hakajt në Kukës nuk do të jenë dhe Hrkaç e Mustafov që janë të dëmtuar

Dhimbje koke për teknikun Gentian Begeja që duhet t’i bëjë llogaritë në Kukës pa tre lojtarë. Veç Esin Hakajt, që është me kartonë dje janë konfirmuar dhe dy mungesa të tjera, si ajo e Ante Hrkaç dhe Burhan Mustafov. Të dy këto lojtarë janë dëmtuar dhe nuk do të jenë në përballjen me Kukësin.

Sigurisht ky është një lajm i keq për durrsakët që do u duhet të udhëtojnë drejt Kukësit me mungesa të rëndësishëm sidomos një mbrojtje. Në krahun e majtë në vend të Hakajt siç dihet do të aktivizohet Alhasan, ndërsa në vend të Hrkaç do të jetë Bilali ai që do të formojë dyshen e qendrës së mbrojtjes me Shkallën. Në të tilla kushte është një problem mbrojtja, por në Kukës do të synohet që të mos dilet pa pikë, pasi siç dihet në “Zeqir Ymeri” këtë sezon nuk ka qenë e vështirë të merren pikë.

Pavarësisht kësaj durrsakët janë një nga 2 skuadrat e vetme që Kukësi këtë edicion i ka marrë pikë të plota. Begeja shpreson te forma e mirë, prej 3 ndeshjesh pa humbje, për të bërë mirë dhe në Kukës. Në krahun tjetër edhe mungesa e Burhan Mustafov nuk ia bën të thjeshtë, pasi shumë ndryshime nuk do ishin mirë për skuadrën që ka treguar një formë të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *