Devolli: Nuk ka më të mirë se ne, ndaj Skënderbeut për fitore

Bledar Devolli debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme në stolin e Kastritotit, duke mundur në Gjirokastër Luftëtarin me rezultatin 5 –  1. Të nesërmen krutanët presin në stadiumin “Redi Maloku” Skënderbeun. Në një intervistë për “Supersport”, trajneri gjirokastrite vlerëson kundërshtarin, por normalisht nuk harron të motivojë as djemtë e tij.

NDESHJA – “Çdo ndeshje duhet të jetë si finale, si ajo me Luftëtarin, duke ditur sikur është ndeshja e fundit. Ndeshja e radhës me Skënderbeun, pavarësisht gjendjes që kanë dhe humbjeve, janë kampionë në fuqi. Nuk duhet të vihemi në gjumë dhe të gënjehemi. Janë ekip realisht shumë i vështirë. Duhet të përgatitemi mirë dhe shpresoj me pak fat mos të dalim pa pikë në këtë ndeshje. E mira do të ishte të merrnim tre pikë”.

EUFORIA – “Kam frikë se ndoshta fluturojmë. Megjithëse këto dy ditë, jam shumë i kënaqur nga dy stërvitjet që kemi bërë. Do mundohemi të marrim sa më shumë pikë, pasi në fund mund edhe të ndahet me një pikë se kush do të bjerë nga kategoria”.

FORMULA MAGJIKE – “I kam dhënë vetëm besim. Besim, sepse jemi ne më të mirët. Kjo do të jetë motoja gjithmonë në stërvitje dhe në ndeshje. Nuk ka më të mirë se ne. Me këto djem shkoj në luftë, jo më në ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *