Devolli: Ndeshja më e vështirë, t’i japim një grusht Kamzës

0

Pakkush e mendonte që Kastrioti do të rikthehej fuqishëm në garën për mbijetesë. Klubi krutan i besoi stolin Bledar Devollit, ndërkohë që ekipi pësoi ndryshime në merkaton e janarit. Fillimi ishte fantastik, dy fitore në Gjirokastër dhe në shtëpi përballë Skënderbeut, për të mbërritur te humbja kundër Partizanit në kryeqytet, edhe pse Kastrioti zhvilloi një ndeshje pozitive.

Të dielën është finalja e radhës, pasi djemtë e Devollit do të përballen me Kamzën në transfertë. Të dy ekipet ndodhen në kuotën e 16 pikëve dhe diferenca me Luftëtarin e vendit të tetë është 5 pikë.

Në prononcimin e dhënë për “Supersport”, trajneri i Kastriotit tregon ndryshimin e ekipit dhe mënyrën se si i karikoi djemtë, atëherë kur nuk besonte askush. Devolli ndalet te objektivi i kësaj ndeshje, vlerëson ekipin kundërshtar dhe beson fort se Kastrioti i tij do ia dalë të sigurojë trepikëshin.

KASTRIOTI – “Ndryshimi ka qenë për mirë. Çfarë shikojmë dhe çfarë në thonë miqtë, është një Kastriot tjetër. Për këtë më vjen mirë. Edhe ndeshjen e fundit luajtëm mirë, e thashë edhe pas takimit. Diferencën e bëri goli dhe më pas pësuam edhe të dytin. Ai e vrau ndeshjen. Gjithsesi jam i kënaqur nga skuadra, që punoi mirë dhe normal që edhe në vijim do bëjmë mirë. Shpresoj të vijojmë me këtë seriozitet në stërvitje dhe ndeshje.”

OBJEKTIVI –  “Që nga dita e parë u ka thënë çunave që çdo ndeshje është finale. Ishim në një situatë të vështirë dhe askush nuk e priste të futeshim në garë. Është më e vështira e këtyre dy fazave kjo ndeshje. Me rëndësi është të punojmë mirë. Kam besim se në çdo ndeshje do futemi për maksimumin.”

KUNDËRSHTARI – “Kamza, edhe pse ka ndryshuar, është ekip i vështirë, pasi kanë lojtarë me eksperiencë dhe me cilësi. E treguan edhe me Teutën, kur morën një pikë me vlera. Ne shikojmë punën tonë, nëse stërvitemi dhe paraqitemi seriozë, kam besim se nuk do dalim pa gjë. Do futemi në fushë për të fituar dhe duam t’i japim një grusht të fortë rivalit dhe ta lëmë poshtë.”

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.