Devolli: Mëkat që humbëm, nuk e pushkatoj dot Peçin. Humbëm të gjithë!

0

Bledar Devolli është i zhgënjyer për humbjen ndaj Teutës. “Është për të ardhur, edhe sot edhe me ndeshjen me Partizanin, që humbëm. Jam krenar që luajmë futboll. Na munguan ca gjëra të vogla, si pasi i fundit dhe finalizimi. Është për të ardhur keq që humbëm me një gjuajtje në portë. Ky është futbolli. Jemi në rrugë të mbarë, do vijnë edhe rezultatet”, u shpreh fillimisht gjirokastriti në emisionin “gol pas Goli” në Supersport.

“Goli? Gabime individuale. Pjesa mbrapa duhet të ishim në rregull. Nuk jam i mërzitur, pasi luajmë futboll, jemi agresivë. Të vjen keq si humbëm”.

“A u përgjigjen gjithë lojtarët? Është pak e drejt si pyetje. Peçi bëri një driblim që mund ta evitonte. Por kur humbim, humbim të gjithë. Kishim rastin e Rezit më parë dhe ndoshta tani do flisnim ndryshe. Pasionant? Nuk është faji im që nuk ka tifozë në stadium”.

“Ndërrimet? Presim Orelesin dhe Fukuin që janë dy forca të rëndësishme. Martinena nuk është gati për 90 minuta. Roloviç harxhon shumë energji. Çfarë t’i them Peçit që driblon, ta pushkatoj? Edhe Hakaj ka cilësi individuale. Nuk kemi çfarë bëjmë. Nuk jam i mërzitur, do vijnë rezultate. Jam krenar që punoj me këta djem”.

“Lodhje pas minutës së 65-të? Kam insistuar të administrojmë lojën, që presioni lart që bëjmë të mos sjellë të na bjerë efikasiteti”.

“Plaku larg portës? Ai ka ardhur ditën e fundit, nuk ka ritmin që kërkojmë. Pushimi që vjen është flori. Na kthehet Orelesi, Fukui dhe Martinena që do fitojë formën fizike. Problemi është administrimi i topit. Nëse ndodh kjo, do jemi efikas”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.