Devolli: Kartoni i kuq na penalizoi, me lojtarët deri në vdekje

Bledar Devolli, pas ndeshjes me Partizanin, në emisionin “Gol pas Goli” nw Supersport deklaroi: “Nga unë i pari, deri tek i fundit, nuk jemi dorëzuar, Falënderoj partizanin për lojën burrërore që bënë. Sot lamë dy pikë. Kartoni i kuq na i prishi pak planet. E menduam të fituar. Deri në atë moment ishim mirë, superiore. Pësuam atë gol, po na bëhen gangrenë këto gola. Kartoni i kuq prishi lojën. Më pas nuk më pëlqeu., Në vend të shtonim një marsh, ulëm ritmin dhe luajtëm me topa të gjatë. Gjithsesi u them bravo djemve, pasi bënë një lojë të mirë”.

“Mbijetesa? E kam thënë, e dini ku kemi qenë?! Kemi marrë 21 pikë, maksimale. Nuk kemi faj që fitojnë edhe rivalët. Shpresojmë të gabojnë kundërshtarët dh ene të fitojmë ndeshjet tona. Nuk është në dorën tonë. Kam besim dhe do të luftojmë deri në fund. Jam me lojtarët deri në vdekje, do i mbroj ata me çdo çmim”.

“Deri te kartoni ishim në rregull, më mirë të mos dilte me të kuq. Këta djem luajnë për herë të parë në Superiore. Eksperienca ka të bëjë. Kundërshtari ka lojtarë me përvojë, që kanë dalë edhe kampionë. Ne na duheshin pikët patjetër dhe kjo ndoshta ndikon”.

“Vatnikaj, Pepa dhe Bojom shtrënguan dhëmbët. Na duheshin pikët dhe u bë e vështirë. Do shohim ndeshjet e tjera, shpresojmë të ndalen rivalët. Ne e kemi me Kamzën dhe marrim tre pikët. Sot morëm edhe një tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *