Devolli: Kam besim, japim gjithçka për fitoren ndaj Tiranës!

Kastrioti zhvilloi një test miqësor ditën e djeshme ndaj Shënkollit, sfidë të cilën e fitoi me shifrat 3-0. Pas ndeshjes, për faqen zyrtare të klubit, foli trajneri Devolli, i cili diskutoi mbi ndeshjes, shtyrjen e kampionatit, përjashtimin e Kamzës si dhe për sfidën e radhës ndaj Tiranës.

NDESHJA – “Jam i kënaqur nga loja por edhe nga rezultati i ndeshjes. Kemi pasur 2-3 lojtarë me probleme, por ju dha mundesia disa të tjerëve të merrnin minuta si Bojom, Henri dhe Taulanti (Marku) që besoj do të na ndimojnë në ndeshjet që kanë mbetur. Unë, që te ekipi të futet në mendje, çdo ndeshje duhet fituar, qoftë dhe miqësore, por kryesorja është të lozim me rregull.”

SHTYRJA E KAMPIONATIT – “Shtyrja e kampionatit është një gjë që nuk varet nga ne, ne kemi në dorë vetëm të punojmë që kur të fillojë të jemi gati.”

KAMZA DHE BONUSI I KUNDËRSHTARËVE – “Sinqerisht me vjen keq për Kamzën, për presidentin dhe për djemtë. Për bonusin nuk është se më intereson shumë pasi janë dhe 12 ndeshje, dhe ne duam ti fitojmë të 12-ta.”

TIRANA – “Normal që çdo ndeshje është shumë e veshtirë, aq më shumë me Tiranën që vjen nga një moment shumë i mirë, por edhe ne jemi në moment super dhe kam besim te djemtë e mi. Duam ta fitojmë ndeshjen, dhe do japim gjithçka për të dalë me fitore nga kjo ndeshje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *