Devolli: Jemi gjallë, Kastrioti nuk dorëzohet

Bledar Devolli, normalisht që është i zhgënjyer nga humbja me Skënderbeun. Gjithsesi ai mendon se skuadra e tij luajti mirë. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai u shpreh: “Rezultati është i gënjeshtërt. Deri në minutën e 75-të bëmë mirë. Morëm një gol nga një episod. Deri te 2-0 ishim mirë, mbajtëm Skënderbeun në gjysmëfushën e vet. Patëm mundësi të barazonim. Ky është futbolli, komplimente kundërshtarit. Asgjë nuk ka mbaruar”.

“Nuk më shqetësojnë rezultatet e kundërshtarëve. E di nga kemi ardhur. Jemi pranë objektivit, ka ndeshje për t’u luajtur. Do vazhdojmë luftën”.

“Treguam që jemi gjallë, të paktën deri kur ishte 2-0 rezultati. Në pjesën e dytë gjuajtën vetëm nj herë nga distanca. Nuk jam pesimist. Më vjen keq që pësojmë për gabime tona. Ekipi është gjallë dhe do vazhdojmë luftën deri në fund”.

“U zgjatëm pak si skuadër. Nuk duhet të luanim pozicionin jashtë loje. Kemi bërë tre ndeshje në një javë. Kontigjenti nuk është i duhuri, nuk patëm Bojom dhe Vatnikajn. Nuk kishim mundësi të freskoheshim. Jam optimist, nuk ka mbaruar asgjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *