Devolli: Fitore e vuajtur, tifozët janë mungesë e madhe për ne

0

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli po bën një punë të shkëlqyer në krye të skuadrës krutane, të cilës i ka dhënë shumë pikë që nga koha kur ka marrë kreun e pankinës. Pas fitores kundër Kamzës, Devolli foli për “Supersport”, ku u shpreh:

NDESHJA – “Jam i lumtur për djemtë, për fitoren dhe për faktin që morëm tri pikë kundër një rivali direkt. Kemi bërë një pjesë të parë thuajse perfekte. Nuk e lejuam Kamzën të luante, përveç një rasti të Sebinos (Plakut). Në pjesën e dytë u futëm në panik dhe u tërhoqëm pas. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen me shpejt, pasi dolëm disa herë me kundërsulme. Presidentin e Kamzës e kam mik të madh dhe prej atij jam sot këtu ku jam. 90 minuta ishim kundërshtarë, më pas mbetemi prapë miq”.

PJESA E DYTË – “Është e drejtë. Humbën shumë dyluftime dhe humbën shumë topa të thjeshtë. Bëmë metra kot dhe u ndje lodhja fizike. Kundërshtari nuk kishte çfarë të humbiste dhe na vuri në presion. Duhet të mësojmë edhe të vuajmë. I thashë dhe skuadrës se sot do të vuanim”.

MOTIVIMI – “Unë e kam thënë dhe herë tjetër, doja që në stërvitje gjatë gjithë javës të ishim të përgatitur mirë dhe të përballonim sa më mirë këtë ndeshje. Ndeshja i do tifozët dhe ne nuk e kemi atë emocion që e kanë skuadrat tjera që luajnë në stadiumet e tyre. Unë e kam thënë dhe herë tjetër, duhet një fushë ku të tregojmë aftësitë tona, pasi kemi lojtarë me cilësi”,- u shpreh Devolli.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.