Devolli e Plaku, besimplotë para Partizanit

0

Bledar Devolli, trajneri i Kamzës, ka dalë sot në konferencë për shtyp dhe ka folur për ndeshjen me Partizanin, që e luajnë nesër në shtëpi. “Partizani është emër i madh, i kemi parë në ndeshjen e parë. Ne kemi punuar mirë dhe i kemi marrë masat. Kam besim se me atë agresivitet që do të kemi, po e mbajtëm ne topin, mund të marrim rezultat”.

“Strategjia? Duhet të bëjmë si te filmi e bukura dhe bisha. Duhet të punojmë me goditjet standarde”, tha me stë tjerash në konferencën e sotshme për shtyp trajneri Devolli, i cili në të shkuarën është aktivizuar me Partizanin.

Para mediave ishte edhe kapiteni Sebino Plaku, i cili shënoi golin e fitores me Tiranën. “Nëse më parë Partizani ka ardhur me bujë, këtë vit janë me këmbë në tokë. I pamë në ndeshjen e parë. E kemi krijuar një ide për, por ndeshja nuk i ngjan ndeshjen. Ndoshta tani ata ndryshojnë. Ne po mundohemi të përgatitemi për gjithçka”, tha sulmuesi, që më pas foli edhe për rikthimin te Kamza.

“E dija se do e gjeja ambientin e gatshëm, pasi kam qenë në dijeni për gjithçka ndodh. Nuk ishte e lehtë të vendosja, por gjithmonë kam qenë me mendjen”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.