Deulofeu “i shkel syrin” Milanit nëpërmjet menaxherit: Tifozët e duan, lojtari do të kthehet

Deulofeu ka fituar dashurinë e gjithë tifozëve të Milanit kohë më parë, teksa falë aftësive të tij ka dhuruar spektakël dhe gola të bukur në “San Siro”. Një lojtar që i mungon grupit aktual të kuqezinjëve.

Aktualisht te Watfordi, por menaxheri i vetë futbollisti nuk e përjashton rikthimin. Në një prononcim për “Sky Sport”, Albert Botines, është shprehur se Deulofeu tërhiqet nga ideja për t’u rikthyer sërish te Milani dhe në Seria A.

“Deulofeu ka qenë shumë pranë Milanit. Një ditë mund të kthehet te kjo skuadër. Do të shohim sesi do të zhvillohen situatat. Tifozët në rrjetet sociale shkruajnë për të dhe e duan te Milani. Vetë lojtari e pëlqen idenë për të luajtur në Seria A dhe nuk e përjashtoj si ide”, ka thënë Botines. /Sport Ekspres/