Detyra e vështirë në stadium e tejmbushur, caktohet arbitri te Vllaznia-Partizani

Vllaznia-Partizani do të jetë ndeshja më e rëndësishme e javës së tetë të Superiores. Kjo për vetë të shkuarën, po ashtu edhe për faktin se do të jetë një stadium i stërmbushur.

Detyrën e vështirë për të arbitruar do e ketë Andi Koçi. Një takim si ky është shumë delikat dhe Koçi duhet të prek perfeksionin, sidomos pas asaj që ka ndodhur me Vllaznisë ndaj Tiranës. Gjithë skena duhet t’i lihet vetëm protagonistëve, për të pasur sa më tepër ndikim. /Sport Ekspres/