Detaji brilant/ Bayerni i Mynihut nuk kishte kohë, e shkarkoi trajnerin Kovac me…”copy paste”

Pas asaj humbje me rezultatin 5-1 nga Bajerni ndaj Frankfurtit, erdhi edhe shkarkimi i trajnerit Kovaç. I pritshëm një vendim i tillë, pasi kaq shumë gola në një ndeshje, bavarezët nuk i merrnin që prej 10 vitesh. Por edhe vetë skuadra nuk i bindte më tifozët.

Kështu erdhi edhe shkarkimi i pashmangshëm. Por një detaj brilant është kapur nga mediat dhe vetë tifozët e Bajernit me deklaratën e shkarkimit për Kovaç. Më shumë sesa një mungesë kreativiteti, është një deklaratë e mbyllur brenda pak minutash, pasi është bërë “copy paste”. Kjo pasi ka të njëjtën ngjashmëri të madhe me shtatorin e 2017, atje ku do të largohej Karlo Ançeloti.

Për ta nisur me citimin e fundit, atje ku në kohën e shkarkimit të Ançelotit, formulimi i Rummenigge ka qenë identik në çdo fjalë me drejtorin sportiv Salihamidzic, që foli dje për shkarkimin e Kovaç.

Me fare pak ndryshim është mënyra e shkarkimit mes trajnerëve, por thelbi flet për të njëjtën gjë, pasi thuhet se ka pasur një bisedë të hapur dhe serioze për rezultatet e arritura. Për të parë në fund edhe vetë deklaratën e Karl-Heinz Rummenigge, që qendron i njëjtë për të dy shkarkimet mes Ançelotit dhe Kovaç.  /Sport Ekspres/