Detajet/ E vërteta e Ernest Gjokës dhe Shkëndijës, mungon edhe shtrëngimi i fundit i dorës

Trajneri i njohur në Shqipëri dhe që ka drejtuar shumë ekipe në Superiore, Ernest Gjoka, është shumë pranë firmosjes me Shkëndijen e Tetovës. Pas një kohe të konsiderueshme jashtë detyrës së tij, për të qendruar në stol dhe për të drejtuar një ekip, këtë herë nis një aventurë e re në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi i publikuar nga ana e “Superliga_Shqiptare_81”, ishte edhe zëri i parë i kësaj marrëveshje. Ndërkohë “Sport Ekspres” ka zbuluar nga burimet e saj edhe disa detaje më tepër nga e gjitha kjo. Vërtetësia qendron dhe Gjoka është shumë pranë arritjes te Shkëndija e Tetovës. Zyrtarizimi ende nuk ka ardhur nga vetë skuadra dhe kjo mund të ndodh në ditët e ardhshme.

E vetmja gjë që e mban disi peng këtë zyrtarizim, është shtrëngimi i fundit i dorës. Nga ajo që ne mësojmë, palët duhet të ulen edhe njëherë për diskutime, për të mbyllur edhe detajet e fundit. Sigurisht që gjasat janë shumë të mëdha që të mbërrijë edhe marrëveshja zyrtare, por në të shkuarën ka pasur raste që për disa detaje të vogla të prishet edhe një akord. /Sport Ekspres/