Detajet e finaleve, FSHF vendos edhe për Tirana-Kukësi

0

Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar datat dhe oraret për ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, Kategorinë së Parë, Kategorinë së Dytë dhe U-17 për Kategorinë Superiore. Do jenë katër stadiume që do presin këto finale, duke nisur nga e mërkura e orës 13:30, me finalen 17-vjecarëve.

Tirana-Shënkolli diskutojnë trofeun dhe në orën 16:00 luhet finalja e Kategorisë së Dytë, Tërbuni-Devolli. Finalja e Kategorisë së Parë ndërmjet Vllaznisë e Bylisit do të luhet ditën e enjte, datë 23 maj 2019, në orën 16:00, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Finalja e Kupës së Shqipërisë, Kukësi-Tirana, do të luhet në “Elbasan Arena” më 2 qershor 2019, ora 19:00. Kjo finale mbyll edhe sezonin 2018-2019, ndërsa fillimi i muajit qershor i dedikohet tërësisht Kombëtares me ndeshjet kualifikuese të Euro 2020, Grupi H.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.