Dështoi te Tirana, ndryshon pozicion dhe bëhet sërish “yll”

0

Tirana gjatë këtyre viteve ka tentuar të bëjë afrime cilësore nga kontinenti i Afrikës, por shumica e lojtarëve pas një sezoni janë larguar. Ka nga ata që e kanë mbyllur edhe më shpejt, sikurse Kenet Muguna. Mesfushori, i cili ishte i preferuari i Ze Marias, u afrua në janarin e vitit 2018 dhe luajti në Kategorinë e Parë 7 ndeshje (3 titullar).

Ai nuk la asnjë gjurmë dhe me përfundimin e kampionatit mbylli kontratën me marrëveshje. Tirana kishte paguar për kartonin e tij, ndërkohë që Muguna u rikthye sërish te Gor Mahia. Në Kenia ai cilësohej si një nga më të mirët, por hasi vështirësi në fillim. Më pas e mori veten dhe është përfshirë në formacionin më të mirë, ashtu si Francis Kahata, i cili gjithashtu ka qenë në të shkuarën pjesë e Tiranës. Muguna gjithashtu është ftuar sërish nga kombëtarja e tij.

“Muguna u ribashkua me Gor Mahia pas një periudhe për t’u harruar te klubi shqiptar i Tiranës, që nuk ka qenë ambienti i duhur për kenianët gjatë këtyre viteve. Ai u konvertua nga trajneri Hasan Oktai nga një numër 10 në një mesfushor mbrojtës dhe ia ka dalë të komandojë mesfushën me lehtësi, me ndërhyrjet e tij dhe shpërndarjen e topin me shumë mençuri”, shkruan “futaa.com”, që ka publikuar edhe formacionin më të mirë në Kenia.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.