Dështimi në Libertadores, shkarkohet trajneri i Boka Zhuniors

Presidenti i Boka Zhuniors, Daniel Angeliçi, njoftoi para pak minutash shkarkimin nga detyra të trajnerit Guijermo Barros Skeloto. Humbja e finales së Kupës Libertadores i ka kushtuar vendin e punës teknikut 45-vjeçar.

Sigurisht, shkarkimi nuk vjen vetëm për shkak të finales së humbur. Forma e skuadrës në kampionat gjatë këtij sezoni ka lënë shumë për të dëshiruar, teksa skuadra ndodhet në vendin e gjashtë pas 13 ndeshjesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *