Dështimi i vitit te Junajtid, sulmuesi kërkon largimin

0

Kryefjala e merkatos së janarit të kaluar në Angli ishte transferimi i Aleksis Sançez nga Arsenali te Mançester Junajtid. Sulmuesi kilian kishte vetëm 6 muaj të mbetur në kontratë dhe “topçinjtë” pranuan ta shkëmbenin me armenin Henrik Mkitarjan.

Te “Djajtë  e Kuq”  Sançez nënshkroi kontratën e jetës, duke firmosur një kontratë nga e cila përfiton 500.000 € në javë, shumë kjo gati sa trefishi i asaj që përfiton ylli tjetër i Junajtid, Pol Pogba (180.000 €).

Nëntë muaj më vonë, situata nuk mund të shkonte më keq. Sulmuesi ka shënuar pesë gola në 24 aktivizime, shifra këto shumë poshtë pritshmërive. Trajneri Zhoze Murinjo ka mbetur shumë i zhgënjyer nga paraqitjet e kilianit.

Së fundmi “Daily Mail” raporton se dhe vetë sulmuesi është shumë i pakënaqur nga situata e krijuar dhe se agjentët e tij po përpiqen të sigurojnë një ofertë të mirë me qëllim që Sançez të largohet sa më shpejt nga Mançesteri. Ajo që mendohet ta ketë shtyrë kilianin të marrë këtë masë drastike është lënia jashtë 18-shes në takimin ndaj Uest Hemit më datë 29-shtator, ku Junajtid humbi me rezultatin 3-1.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.