Dështimi i Barcelonës, përforcimet e dy viteve të fundit

0

Më 6 qershor 2015 Barcelona fitonte Ligën e Kampioneve numër 5 dhe në finalen e Berlinit mposhtte duke dominuar Juventusin, po ai rival që e eliminoi dje, duke mos pësuar gol as në Camp Nou, pas suksesit 3-0 në Torino. Në krahasim me finalen e para dy viteve, formacioni që prezantoi Luis Enrike dje kishte vetëm dy ndryshime: Sergi Roberto për Dani Alves (tashmë te Juventusi) dhe Umtiti për Masçeranon. Krejt e kundërta te Juventusi: Bufon e Bonuçi janë të vetmit që luajtën edhe para dy vitesh.

Është e qartë që Barcelona nuk ka ditur të rinovohet, edhe pse ka shpenzuar në dy vjet rreth 175 milionë euro për përforcimet. Në verën e vitit 2015 shpenzoi 52 milionë për Arda Turan (34) dhe Aleish Vidal (18), ndërsa verën e shkuar shpenzoi 123 milionë, për Pako Alkácer (30), André Gomesh (35), Dinj (17), Denis Suárez (3), Silesen (13) e Umtiti (25). Vetëm ky i fundit luajti në sfidën e djeshme ndaj Juves…

Konkluzioni është shumë i qartë: përforcimet nuk kanë pasur asnjë vlerë dhe Barça ka gabuar totalisht, ndaj verën e ardhshme do të duhet një revolucion, me shpenzime të konsiderueshme për të përforcuar skuadrën, që realisht mbahet vetëm nga 12-13 lojtarë.

Përgjegjësia për blerjet e reja bie tërësisht mbi Albert Soler e Robert Fernández, dy shefat e klubit në këtë drejtim. Tashmë këta drejtues luajnë shansin e fundit: duhet të shesin disa lojtarë, duhet të afrojnë emra cilësorë dhe gjithashtu të gjejnë pasuesin e denjë të Luis Enrikes.

“PLEQTË” PO MBAJNË GJITHË PESHËN E SEZONIT

Ekziston një ide prej vitesh rreth Barcelonës: titullarët janë aq të mirë, saqë është e pamundur t’i zëvendësosh. Kjo ka bërë që shumë lojtarë të largohen të zhgënjyer, apo të refuzojnë të shkojnë në Barcelonë, duke e ditur se aty nuk do të luajnë thuajse fare. Kjo ka çuar te lodhja e tepërt e titullarëve dhe te dështimi në Champions në dy sezonet e fundit. Blerjet u bënë për t’i dhënë alternativa trajnerit dhe për të lënë pushim titullarët, por asnjë përforcim nuk arriti të zinte vendin e “pleqve”, që vazhdojnë të luajnë shumicën e ndeshjeve, pavarësisht se Luis Enrike ka tentuar ndonjëherë të bëjë rotacion masiv, duke e paguar shtrenjtë.

Më poshtë, rendimenti i 6 përforcimeve të këtij sezoni në Ligën e Kampioneve:

PAKO ALKASER (SULMUES)

Paguar: 30 milionë euro

Ndeshje të luajtura: 3

Ndeshje titullar: 2

Minuta: 176

Gjuajtje në portë: 1

Gola: 0

ANDRÉ GOMESH (MESFUSHOR)

Paguar: 35 milionë euro

Ndeshje të luajtura: 8

Ndeshje titullar: 5

Minuta: 465

Gjuajtje në portë: 2

Gola 0

DENIS SUÁREZ (MESFUSHOR)

Paguar: 3 milionë euro

Ndeshje të luajtura: 1

Ndeshje titullar: 1

Minuta: 90

Gjuajtje në portë: 0

Gola: 0

SAMUEL UMTITI (QENDËRMBROJTËS)

Paguar: 25 milionë euro

Ndeshje të luajtura: 8

Ndeshje titullar: 8

Minuta: 726

Gjuajtje në portë: 0

Gola: 0

LUKAS DINJ (MBROJTËS ANËSOR)

Paguar: 17 milionë euro

Ndeshje të luajtura: 4

Ndeshje titullar: 2

Minuta: 284

Gjuajtje në portë: 0

Gola: 0

JASPER SILESEN (PORTIER)

Paguar: 13 milionë euro

Ndeshje të luajtura: 1

Ndeshje titullar: 1

Minuta: 90

Gola të pësuar: 0

 

Domethënës është fakti se në 26 golat e shënuar nga Barcelona në 9 ndeshjet e Ligës së Kampioneve, asnjë nga blerjet e verës së shkuar nuk ka shënuar emrin në listën e shënuesve. Sezonin e shkuar i shkoi më mirë Turanit, që shënoi në 4 raste.

ARDA TURAN (MESFUSHOR)

Çmimi: 34 milionë euro

Ndeshje të luajtura: 5

Ndeshje titullar: 1

Minuta: 172

Gjuajtje në portë: 7

Gola: 4

ALEIX VIDAL (MBROJTËS ANËSOR)

Çmimi: 18 milionë euro

Ndeshje të luajtura: 1

Ndeshje titullar: 1

Minuta: 90

Gjuajtje në portë: 0

Gola: 0

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image