Dështim të barazosh me Junajtid, Sauthempton largon trajnerin

Mund të duket e çuditshme, por Sauthempton ka bërë me dije se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Mark Hjuxhs. Siç duket është dështim të barazosh me një ekip si Mançester Juanjtid. Ç’është e vërteta paraqitjet e Sauthempton ka lënë shumë për dëshiruar, pasi në 12 ndeshjet e fundit nuk ka mundur që të regjistrojë më shumë se një sukses.

Ndaj Juanjtid, skuadra e Hjuxhs e pa veten në avantazhin e dy golave pas minutës së 20-të, por pa u mbyllur pjesa e patë të besuarit e tij u “dorëzuan” duke pësuar 2 gola në pak minuta dhe në fund nuk morën më shumë se një pikë.

Drejtuesit janë mërzitur nga rendimenti i skuadrës dhe kanë vendosur që të bëjnë ndryshimin në stol. Favoriti kryesor për të marrë drejtimin e stolit të Sauthemptonit është ish-tekniku i Fiorentinës, Paolo Soza. Mbetet për t’u parë në orët e ardhshme se çfarë do të vendosin drejtuesit e klubit anglez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *