Dështim i bujshëm, Shkëndija eliminohet në shtëpi

0

Shkëndija është eliminuar, bujshëm, nga Champions League. Kuqezinjtë u mposhtën 1-2 në ndeshjen e kthimit përballë Kalju, duke u eliminuar nga kompeticioni elitar i klubeve. Fitorja në Estoni nuk i bëri shumë punë ekipit të drejtuar nga Qatip Osmani, pasi në fushën e tyre u mposhtën 1-2 nga ekipi estonez, që kalon në raundin tjetër.

Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh, duke e barazuar rezultatin e përgjithshëm dhe duke u bërë ata favoritët për të kaluar në raundin tjetër, pasi një gol i dytë do t’ia bënte kualifikimin shumë të vështirë kuqezinjve tetovarë.

Megjithatë, Agim Ibraimi me anë të një penalltie në minutën e 62-të barazoi shifrat dhe bëri që Shkëndija të ishte më e qetë. Kur dukej se do të ishte Shkëndija ajo që do të kalonte në fazën tjetër, një gol i miqve në sekondat e fundit ka bërë që kuqezinjtë të eliminohen, falë rregullit të golit në fushë kundërshtare.

Champions League

Shkëndija – Kalju  1-2 (1-0)
A. Ibraimi (p) 62’ / Uge 6’, Liliu 90+1′

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.