Dështim fenomenal, Totenhem shet sulmuesin në Meksikë

Klubi meksikan i Monterreit ka habitur të gjithë teksa ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit holandez Vinsent Jansen. “Gjiganti” meksikan ka derdhur 8 milionë në arkat e Totenhem për kartonin e 25-vjeçarit.

Futbollisti holandez ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me ekipin meksikan, ku shpreson të ringjallë karrierën e tij. Kampionati meksikan ka filluar të afrojë së fundmi lojtarë të shumtë nga Europa, si Ander Pier Zhinjak dhe Zheremi Menez, të cilët kanë vite që luajnë në “Liga MX” dhe bëjnë diferencën.

https://www.instagram.com/p/B0Rm_yOBaE4/?utm_source=ig_web_copy_link

Tre  vite më parë Totenhem investoi 20 milionë euro për të blerë nga AZ Alkmar kartonin e Jansen. Sulmuesi vinte pas një sezoni të shkëlqyer si kryegolashënues i “Eredivisie” me 27 gola në 34 ndeshje. Megjithatë, eksperienca 3-vjeçare në Londër rezultoi një dështim i përmasave të mëdha me vetëm 6 gola të realizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *