Dëshpëruese/ Djali i legjendës Pele rrëfen dramën familjare: Im atë po vuan nga depresioni

0

Një dekaratë dëshpëruese dhe mjaft të trishtë ka ndarë gjatë të hënës djali i legjendës braziliane Pele. “Im atë po vuan nga depresioni”- kështu është shprehur Edinho teksa mes dhimbjesh rrëfen dramën që familja e tij po kalon. E kush do ta mendonte se Mbreti i futbollit historik do të përjetonte një situatë të tillë shëndetësore dhe psikosociale. Prej disa kohësh Pele vuan nga sëmundja e kockave e cila i ka goditur legenin e duke i kufizuar mundësinë për  të ecur lirisht.

Edinho e lidh pikërisht me këtë fakt gjendjen e agravuar të të atit i cili duke mos gjetur optimizmin e duhur, ka lejuar që imuniteti i tij të dobësohet edhe më tepër duke i prekur edhe shëndetin psikosocial. Pele këtë verë mbushë 80 vjeç dhe është e tepër të thuash se mosha ka bërë të vetën. Megjithatë djali i legjendës së futbollit botëror ka treguar momentet e vështira që i ati po kalon.

“Ai është mjaft i brishtë. Ai kishte një problem me gjymtyrët e poshtëm dhe nuk kishte një rehabilitim  ideal. Kështu që ai e ka këtë problem me lëvizshmërinë dhe që e ka kapur një lloj depresioni. Imagjinoni, ai është Mbreti, ai ishte gjithmonë një figurë kaq imponuese dhe sot ai nuk mund të ecë siç duhet.  Ai është në siklet, ai nuk dëshiron të dalë, të shihet ose të bëjë praktikisht gjithçka që përfshin largimin nga shtëpia”- ka thënë Edinho në një intervistë të fundit./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.