Dëshpërimi i Perez: Tentoi rikthimin e trajnerit, por pa sukses

Santiago Solari e ka nisur shumë mirë aventurën në stolin e Realit të Madridit. Fitore kundër Melilës, Vajadolid dhe Viktoria Plzen, duke rikthyer qetësinë në kampin madrilien, pavarësisht nivelit të kundërshtarëve.

Argjentinasi po bën mirë në stol, por Florentino Perez nuk është bindur akoma për cilësitë e tij dhe jetëgjatësinë në stolin e Kampionëve të Europës në fuqi. Poçetino dhe Martinez janë dy nga preferencat e presidentit të Realit, por ata janë të pamundur për momentin, pasi janë nën kontratë me Totenhemin dhe kombëtaren e Belgjikës.

Një gjë e tillë e ka shtyrë Perez të kontaktojë Zinedin Zidan. Siç citon “Euro United”, Perez ka kontaktuar menaxherin e trajnerit francez, Alain Miljaço, por përgjigja ka qenë negative. Zidan dha dorëheqjen nga Reali në majin e këtij viti, pas fitimit të 3 Champions-ave rresht.

Francezi ka refuzuar në mënyrë kategorike rikthimin në stolin e ekipit “merengues”, ndërsa Perez duhet të shohë për një alternativë tjetër, ose t’i japë besimin e duhur Santiago Solarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *