Dëshira për t’u rikthyer, Nejmar “sakrifikon” për Barcelonën

Rikthimi i Nejmar te Barcelona është një mundësi reale. Braziliani nuk arriti kurrë të përshtatet me PSG-në dhe të gjejë lumturinë në Francë. Ai insiston për t’u rikthyer në Katalunjë, atje ku fitonte dhe zbavitej.

Për të realizuar një dëshirë të tillë duhet të sakrifikosh pak. Asnjë problem për Nejmar, i cili është gati të pranojë një rrogë më të ulët, sipas raportimeve të “El Mundo Deportivo”.

Te PSG përfiton një rrogë neto prej 36 milionë eurosh në sezon, ndërsa Barça i ofron vetëm 22 milionë, të njëjtën shifër që 27-vjeçari përfitonte përpara se të largohej.

Tani duhet gjetur akordi financiar me kampionët e Francës. PSG do të tentojë maksimumin nga kjo shitje, ndërsa në Spanjë zbulojnë edhe ofertën e Barcelonës. Katalanasit ofrojnë 100 milionë euro plus kartonin e Filip Kutinjos. Fjala e fundit i takon presidentit Naser Al-Khelaifi.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *