Dëshira e Milanit për Europën mund të ngatërrojë titullin në Seria A, Juventusi luan pa dy yjet e ekipit

Pas fitores bindëse 3-0 përballë Lacios, klubi i Milanit do të kërkojë fitoren përballë  Juventusit mbrëmjen e së martës. Me rezultatin e djeshëm kuqezinjtë i bënë një nder mjaft të madh “Zonjës së Vjetër”, por tani kanë mundësi për të konsoliduar vendin e sigurtë për Europa Ligë.

Ditën e djeshme në sfidën Juventus-Torino, Dibala dhe De Ligt u ndëshkuan me të verdhë dhe sipas rregullores  do ta humbasin super ndeshjen e të martës. Sigurisht që kjo është një shtysë për “djallin” të kërkojë vetëm fitoren. Dibala gjithmonë ka qenë një rrezik për Milanin dhe mungesa e tij do të ishte një risk më pak për portën e Donarumës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *