Dëshira e Kukësit rinovon, Partizanit i ikën një mbrojtës

Merkatoja e skuadrave shqiptare është futur në fazën e nxehtë dhe të gjitha ekipet kërkojnë të përforcohen sa më shumë në këtë muaj janar. Kukësi vazhdon të mbetet “mbreti” i kësaj dritareje transferimi, me Rrocën dhe Shkurtajn që kanë nënshkruar me ekipin verilindor.

Kukësi synonte të firmoste edhe me portierin e Shkëndijës së Tetovës, Zahov, por ky i fundit ka rinovuar me ekipin kuqezi. Me kontratën e re, gardiani Zahov do të qëndrojë deri në vitin 2021 te Shkëndija, duke i thënë “jo” Kukësit.

Edhe te skuadra e Partizanit ka pasur lëvizje, me mbrojtësin Rron Statovci që është larguar nga “Demat e Kuq”. Mbrojtësi 21-vjeçar foli për “GazetaSheshi.com”, ku u shpreh: “E kam përfunduar marrëveshjen me Partizanin dhe tani jam lojtarë i lirë”.

“Oferta kam pasur edhe gjatë kohë sa isha te Partizani, por shumë shpejtë pritet të vendosi për të ardhmen time”, shtoi mbrojtësi 21-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *