Dëshira dhe kushti i vetëm, agjenti i Pepe flet troç

Nikolas Pepe është ndër më të kërkuarit në merkato. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shkëlqeu sezonin e kaluar me Lilën, duke numëruar 22 gola të shënuar dhe 11 asiste të dhuruara për shokët e tij.

23-vjeçari bën mirë të gjitha pozicionet e repartit ofensiv. Oferta e fundit për të vjen nga Arsenali, me “topçinjtë” që i kanë ofruar 70 milionë euro Lilës për kartonin e Pepes.

Rreth situatës së lojtarit afrikan ka folur edhe agjenti i tij. Samir Khiat tregohet i qartë në prononcimin e tij për “L’Equipe”. Ai i shkel syrin PSG-së, që është një ndër klubet e interesuara për sulmuesin, dhe tregon kushtin e Pepes: të jetë një titullar në klubin e ri.

Nikolas është i hapur për të negociuar me të gjithë. Ai ka si objektiv firmosjen me ekipin e duhur. PSG është një mundësi reale dhe palët duhet të gjejnë akordin. Shumë klube janë vënë pas tij. Ai ndihet mirë dhe dëshiron të transferohet te një klub, që do i mundësonte aktivizimin e rregullt dhe rritjen si lojtar”, përfundon agjenti i Nikolas Pepe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *