Deshamp shpall listën, Rabio dhe Paje humbasin Botërorin

0

Trajneri i Francës Didjë Deshamp ka zbuluar sot listën e 23 futbollistëve që do të marrë me vete në Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Janë grumbulluar Florian Thovin dhe Nabil Fekir, ashtu si Steven Nzonzi. Adrien Rabio i PSG-së është lënë në listën rezervë, ndërsa Dimitri Paje u dëmtua në finalen e Europa League dhe humbet edhe Botërorin. Jashtë Botërorit mbeten edhe Lakazet e Marsial, nëse nuk ka dëmtime…

LISTA E FRANCËS:

Portierë (3) : Hugo Lloris (Tottenham), Steve Mandanda (OM), Alphonse Areola (PSG).

Mbrojtës (8) : Djibril Sidibé (Monaco), Benjamin Pavard (Stuttgart), Samuel Umtiti (Barcelona), Raphaël Varane (Real Madrid), Presnel Kimpembe (PSG), Adil Rami (OM), Benjamin Mendy (Man. City/ANG), Lucas Hernandez (Atlético de Madrid).

Mesfushorë (5) : Paul Pogba (Man. United), Corentin Tolisso (Bayern Munich), Blaise Matuidi (Juventus), Ngolo Kanté (Chelsea), Steven Nzonzi (Sévilla)

Sulmues (7) : Antoine Griezmann (Atlético de Madrid), Olivier Giroud (Chelsea),  Kylian Mbappé (PSG), Ousmane Dembélé (Barcelona), Florian Thauvin (OM), Nabil Fekir (Lyon), Thomas Lemar (Monaco).

11 REZERVAT

Ben Yedder, Coman, Costil, Debuchy, Digne, Lacazette, Martial, Rabiot, Sakho, Sissoko, Zouma.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.