Deshamp: Humbëm një shans madhështor

0

I pikëlluar pas disfatës, francezi nuk gjen asnjë justifikim.“Detajet e vogla vendosën”

Trajneri i Francës, Didier Deshamps, u shpreh shumë i pikëlluar për humbjen ndaj Portugalisë, por para gazetarëve mblodhi forcat dhe respektoi kundërshtarin. Në fund të fundit, ai mposhti kampionët e botës, Gjermaninë, ndonëse në fund nuk ia doli të shpallet kampion Evrope.

Deklarata – “Edhe pse ishim edhe të lodhur, ky nuk është një justifikim. Ne patëm shanset tona për të shënuar dhe sidomos në fund me Zhinjakun. Gjithçka u var te detajet krejt të vogla, ishte një ndeshje me diferenca pothuajse të padukshme. Ne patëm shanset tona, ashtu si edhe portugezët, por fatkeqësisht ata shënuan. Është një zhgënjim i madh për mua ta mbyll kështu me këtë finale. Nuk duhet të hedhim asgjë poshtë, pasi kemi vajtur deri këtu, por lamë një shans të madh për t’u shpallur kampionë Evrope. Dhe jo thjesht një shans, por një shans madhështor”, – u shpreh tekniku francez pas ndeshjes, ku vetëm pak minuta mund ta kishin dërguar sfidën në penallti, aty ku mbase skenari dhe episodet do të kishin marrë një rrjedhë krejt tjetër. Deshamp e mbylli duke thënë: “Ishte diçka mizore, por e uroj Portugalinë. Ne dështuam në fund para porte. Nuk ishim efikasë. Nuk do ta harroj kurrë turneun tonë këtu. Na mungoi freskia. Shanset ishin, por golat jo.”

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here