Dervishi: Nuk replikoj me Haxhinë, por…

0

Mes Dritan Dervishit dhe Sulejman Starovës ka pasur shpesh “xixa”, madje që kur ata punonin së bashku te Partizani. Shpesh ka pasur replika në media mes tyre, ndërkohë që së fundmi ish-drejtori i të kuqve, në një intervistë të dhënë për “Sport Ekspres” u shpreh se fajtor për dështimin e Partizanit sivjet ishin ata që bënë strategjinë e ndërtimit të ekipit, duke përfshirë këtu trajnerin Sulejman Starova dhe drejtorët Genc Tomori e Edmond Haxhia. Ky i fundit bëri edhe një reagim për gazetën, teksa pranoi se mund të kenë gabuar me Bonifejs, por i kujtoi Dervishit që në fund edhe ai u rendit i dyti, por kishte rival vetëm Skënderbeun, ndryshe nga ç’ndodhi këtë sezon, ku tre ekipe kanë garuar nga fillimi në fund për titullin kampion.

Haxhia gjithashtu kërkoi mbylljen e replikave, gjë që e mbështet edhe Dervishi, që thotë: “Ka të drejtë drejtori Haxhia. Nuk replikoj më. Marr fajin për dështimin e Partizanit dhe kërkoj falje. Por, një gjë do ta them: sa kushtoj merkato ime vjet, këtë vit i harxhoi ekipi në janar në Turqi. Pranoj ta marr fajin dhe për vitin tjetër po deshën këta drejtues. Tifozët dhe ata që e duan Partizanin e dinë të vërtetën, e cila nuk fshihet dot me akuza të pabaza. Ju uroj suksese në punën tuaj”. Aktualisht Dervishi punon për llogari të Hellas Verona, ndërkohë që vjen shpesh në Shqipëri për arsye pune. Një rikthim tijin në Superiore ai e ka lënë gjithmonë të hapur, por pret ofertën dhe projektin e duhur për t’u bërë pjesë e tij.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image