Dërmaku mes emocioneve në Seria A: Babai erdhi nga Kosova, Shqipëria më besoi edhe kur nuk luaja

Kastriot Dërmaku është emocionuar në debutimin e tij në Seria A, teksa Parma arriti të fitonte me rezultatin 5-1 ndaj Xhenoas.

Gjithçka e bëri në mënyrën më të mirë, duke qenë i pakalueshëm dhe duke mbyllur çdo aksion të kundërshtarve. Gjithashtu edhe nga mediat italiane mori një nga notat më të larta. Dërmaku ka treguar mes emocioneve se edhe babai i tij nga Kosova kishte ardhur për ta parë në stadium.

“Eksperienca e marrë me Kombëtaren ishte kaq e rëndësishme për mua. Më duhet të falenderoj gjithë stafin që më kthyen besimin, megjithëse unë nuk po luaja në ekip. Mora minutat e mia në këmbë dhe kam luajtur në ndeshje të rëndësishme. I lumtur për debutimin. Babai kishte ardhur që nga Kosova për të parë këtë ndeshje. Interi? Tani do të fillojmë të mendojmë edhe për ta. Kjo ishte një ndeshje shumë emocionale për mua dhe të gjithë më kanë ndihmuar nga lojtarët. Shkoi në perfeksion”, ka thënë Dërmaku. /Sport Ekspres/