Dermaku kthehet në Lega Pro, Empoli nuk ia dha shansin

Kastriot Dermaku është transferuar zyrtarisht nga Empoli te Kozenca, duke u kthyer në Lega pro, aty ku ka vite që shkëlqen.

Mbrojtësi i fuqishëm me origjinë shqiptare (lindur në Itali) kërkohej nga shumë klube në Lega Pro, duke nisut nga Matera e Viterbeze, por garën e ka fituar Kozenca.

Një gjigant, 195 cm i gjatë, 25-vjeçari u rrit dhe shpërtheu te Melfi, ku luajti për 4 sezone, të fundit si kapiten, duke spikatur për aftësitë fizike dhe atletike, aq sa ra në sytë e Empolit, që e bleu në vitin 2015, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare me të.

Sezonin e shkuar Dermaku shkëlqeu në huazim me Lukezen, ndërsa në verë u kthye tek Empoli, me shpresën për të mos u larguar më, por sërish toskanët nuk i dhanë besim.

Tani Dermaku firmos për dy vite me Kozencën, që këmbënguli gjatë për ta blerë.

2017-2018 F.C. EMPOLI B 0 0
2016-2017 LUCCHESE C 33 2
01/2016 PAVIA C 13 0
2015-2016 F.C. EMPOLI A 0 0
2014-2015 A.S. MELFI C 35 3
2013-2014 A.S. MELFI C2 31 2
2012-2013 A.S. MELFI C2 30 2
2011-2012 A.S. MELFI C2 8 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *