Dermaku grumbullohet nga Empoli, nuk ka më huazim

0

Empoli e ka vendosur: Kastriot Dermaku meriton një shans, pas një sezoni fantastik në huazim te Lukeze. Kështu raporton PianetaEmpoli.it, që konfirmon se sezonin e ardhshëm do të shtohen lojtarët shqiptarë te klubi toskan.

Qendërmbrojtësi i fuqishëm shqiptar, vetëm 25 vjeç, është pjesë e Empolit prej vitit 2015, por në Serinë A nuk kishte vend për të. Tani Empoli ka zbritur në B dhe ky është fati i Dermakut, që pret të ketë hapësirë, sepse Empoli do të bëjë ndryshime të mëdha në organikë këtë verë.

Klubi toskan ka zyrtarizuar se Dermaku është në listën e të grumbulluarve për sezonin e ri dhe me sa duket ka ndërmend t’i japë një shans, pse jo edhe si titullar, në krah të Frederik Veselit.

Mbrojtësi i kombëtares sonë është ende nën kontratë në Empoli dhe nuk do të lëvizë, edhe për faktin se nuk ka marrë ndonjë ofertë të jashtëzakonshme, ndaj nuk është çudi që sezonin e ardhshëm Empoli të luajë me dy shqiptarë në formacionin titullar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.